20:51 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / AR

Mbi një milion njerëz janë prekur nga rënia e kriptomonedhave/ Investitorët duhet të presin qindarka në vend të dollarëve

Mbi një milion njerëz dhe biznese mund t’u detyrohen para pas kolapsit së këmbimit të kriptomonedhave FTX, sipas dosjeve të falimentimit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, asetet e kriptomonedhave janë kryesisht të parregulluara dhe ekspertët e mbikëqyrësit financiarë paralajmërojnë nuk ka mbrojtje për konsumatorët.

Pavarësisht paralajmërimeve të forta nga mbikëqyrësit për rrezikun e investimeve në kripto, rreth 6.7 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar zotërojnë ose kanë blerë asete kripto,  afërsisht një e dhjeta e popullsisë.

Opsionet për ata që kanë investuar në të janë të kufizuara. Ekspertët dyshojnë se shumë para nuk do të kthehen.

“Lajmi fatkeq është se paratë janë zhdukur. Thjesht nuk janë më aty. Investitorët duhet të presin qindarka nga dollar,” tha autori David Gerard.

Gavin Brown, profesor i asociuar në teknologjinë financiare, vuri në dukje një raport të fundit, ku 42% e këmbimeve që dështuan thjesht u zhdukën pa lënë gjurmë.

“Në rast dështimi të këmbimit, apo edhe falimentimi, janë investitorët ata që janë të prirur për humbje”, tha profesori.

“Mos investoni më shumë para sesa mund të përballoni të humbni. Nëse nuk hulumtoni se ku po i investoni paratë tuaja, atëherë jeni duke rrezikuar shumë të humbni të gjithë investimin tuaj”, këshilloi ai.