20:37 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbi Prishtinën nuk është qielli por ajri i keq

Dimri në kryeqytetin e Prishtinës nuk është përcjellë me borë por me mjegulla të ajrit të keq.

Edhe sonte ajri i keq po i helmon qytetarët e Prishtinës, transmeton Indeksonline.

 Përveç që po dëmton shëndetin, këto mjegulla poashtu po krijojnë vështirësi në vozitje.

 Sipas ‘Air Visual’, Prishtina zë vendin e pestë në botë sa i përket ndotjes së ajrit.

Ajo e ka ajrin më të ndotur se Kolkata, Pekini e Delhi./Indeksonline/