13:15 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbijetuesja e përdhunimit rrëfen për torturat, poston foto të trupit të saj në rrjete sociale

Suzie Larson ishte vetëm 13 vjec kur një anëtar i familjes së saj u përpoq ta prekte atë seksualisht dhe ti jap komente për trupin e saj.

Ajo gjatë këtyre vitëve të adoloshencës ishte përdhunuar nga tre burra të ndryshëm, gjë që bëri qe ajo të zhvillonte një crregullim psikik dhe të përjetonte mendime vetëvrasëse që nga mosha 15 vjeçare.

Ajo rrëfen për këto momente, të cilat i mbajti të fshehta nga familja për shkak të frikës, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

“Një vit më vonë, një burrë tjetër më sulmoi, ai më hodhi në kamion, u hutova, më detyroi të bëja seks oral me të, ishte jashtëzakonisht traumatike dhe unë përfundova duke lënë punën më vonë gjatë vitit. Unë u ndoqa pastaj nga një nga shokët e tij të cilët më pastruan, me dehen e me detyroi në seks jo konsensual dhe më tha se nuk kishte rëndësi se çfarë doja” rrëfen Suzie.

Pas këtyre abuzimev e ajo vuajti nga një depresion i rëndë.

Ajo pas disa vitëve u martua për të ndihmuar në trajtimin e saj me depresionin dhe çrregullimet që kishte.

“Burri im ka qenë mbështetësi im i parë në rimëkëmbjen time”, tha Suzie. “Ai më ndihmoi të më shpëtonte nga abuzimet e mia dhe gjithmonë më ka thënë të bëj atë që ndjej më mirë për vetën”.

Suzie tani më kishte fituar besim në jetë dhe kishte vendosur që disa foto ku shihet e tëra t’i postoj në rrjete sociale, me qëllim të tregoj se ajo ishte shëruar nga torturat që kishte pësuar.

“Duke treguar trupin tim, qofshin të zhveshur apo të veshur, është një mënyrë për ta liruar atë nga dhembja dhe turpi”, tha ajo për daily mirror, transmeton Indeksonline.