15:28 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbipopullohet shkolla, ”Ismail Qemaili” nga nxënësit

Në paralelen e nëntë të klasës së parë të shkollës fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, në një klasë janë gjithsej 43 nxënës, duke u tejkaluar kështu numri prej 32-35 nxënës që parashihet sipas udhëzimit administrativ.

Pozita gjeografike por edhe përzgjedhja e kësaj shkolle si më e mira për disa herë radhazi, ka bërë që kjo shkollë të prijë me numrin e nxënësve të klasave të para, pasi që interesimi i prindërve për t’i bërë fëmijët pjesë të kësaj shkolle është rritur dukshëm.

Madje edhe nga familjet që jetojnë në fshatrat e Prishtinës. Mësohet se ka edhe raste kur familjet që jetojnë në fshatra bëjnë kontrata tek noteri me qëllim që të figurojnë si banorë të lagjes Bregu i Dielli, që të regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë.

E më së vështiri del ta kenë mësueset të cilat u japin të vegjëlve hapat e parë të dijes. Kështu, mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, e cila aktualisht ka paralelen 1/9, thotë se numri i madh i nxënësve e vështirëson procesin mësimor pasi që puna me klasat e para kërkon më shumë angazhim.

Edhe drejtoresha e shkollës, Hatmone Demiri thekson se shkolla që ajo e drejton prinë me numër të klasave të para.

Përkundër numrit të madh të nxënësve në këtë shkollë, Demiri thotë se kjo gjë nuk paraqet problem të madh pasi që me përkushtimin e mësimdhënësve shkolla “Ismajl Qemali”, po ia del bukur mirë pasi që edhe konkurrenca është ajo që bënë punën e saj.

Për mbipopullimin e shkollave fillore ka folur edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Në një prononcim për KosovaPress, Bytyqi ka ftuar që të respektohet Udhëzimi Administrativ.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës , Jonuz Salihu ka bërë të ditur se kjo rritje e numrit të nxënësve në disa shkolla fillore po ndodhë për shkak se prindërit insistojnë me çdo kusht që fëmijët e tyre të jenë pjesë e shkollës “Ismail Qemali”.

E ish-drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci thotë se gjatë mandatit të saj kishin marrë vendim që të mos tejkalohet numri i nxënësve në paralele. Sipas saj, gjatë asaj kohe nuk ka pasur as dallime në mes të klasave të një shkolle