12:09 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

Mbledhësi i topave që kishte shpartalluar Barcelonën, nënshkruan kontratë me Liverpoolin

Oakley Cannonier ishte një nga herojt e rikthimit përrallor të rezultatit në ndeshjen Liverpool-Barcelona. Mbledhësi i topave llogaritej si person që kishte hise në golin e katërt të Liverpoolit në fitoren 4-0 ndaj Barcelonës.

Cannonier që ishte në pjesën e prapme të golit, i kishte dhënë Alexander Arnoldit topin me shpejtësi dhe më pas mbrojtësi anglez dinakërisht kishte asistuar te Origi që kishte shënuar golin vrastar në një nga netët më të mëdha në futbollin evropian.

Oakley Cannonier atëbotë ishte 14 vjeçar, ndërsa tani si 17 vjeçar ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Liverpoolin.

Klopp kishte udhëzuar trajnerët e akademisë që të shikonin me kujdes talentin e tij dhe futbollisti thuhet se është zhvilluar tej mase në vitet e fundit./Indeksonline/