75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 23 Prill 2026 / MSH1

Mbledhja e kryesisë së kuvendit nis me 25 minuta vonesë

Kryesia e kuvendit është mbledhur sot, për të diskutuar pikat e rendit të ditës për seancën plenare.

Ndonëse takimi ishte njoftuar të niste në orën 09:00, ajo vonoi 25 minuta, shkruan IndeksOnline.

E kryesuar nga kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, në mbledhje do të diskutohet pikat si në vijim:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë së kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

1. Shqyrtimi i projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,

2. Shqyrtimi i projektligjit nr.10/L-040 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për lojërat mesdhetare “Prishtina 2030”,

3. Shqyrtimi i parë i projektligjit nr.10/L-031 për energjinë,

4. Shqyrtimi i parë i projektligjit nr.10/L-032 për energjinë elektrike,

6. Shqyrtimi i parë i projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

6. Emërimi i tre (3) anëtarëve të këshillit shtetëror të cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

7. Shqyrtimi i propozimvendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Mbledhja e kryesisë i paraprin seancës plenare që nis në orën 10:00./IndeksOnline/