75 Mall Live Search
15:43 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë- Shqipëri, i bënë bashkë liderët shqiptarë

Delegacione të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë janë takuar në Prizren, ku edhe do të bëhet përurimi i shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Mbledhja e dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërise do të mbahet nesër, më 26 nëntor në Pejë, transmeton Indeksonline.

Të pranishëm janë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama e shumë lider tjerë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet të arrihet marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë telashe dhe barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shuma të larta në Shqipëri.