12:53 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vendimet e dala nga mbledhja e djeshme e KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e 26-të, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

– U konstatua se përgatitjet për Kuvendin e Punës së KOK-ut, që mbahet më 21 dhjetor 2018 në Hotel Swiss Diamond, po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

– U diskutua për përgatitjet e fundit për Gala-Mbrëmjen, me rastin e 4-vjetorit të pranimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Gala Mbrëmja mbahet më 9 dhjetor në Hotel Venus në Prishtinë.

– U caktuan sportistët që do të marrin pjesë në Festivalin Dimëror Evropian për të rinj (EYOF), Sarajeva 2019.

– Shef i misionit për EYOF Sarajeva 2019 u caktua Jeton Rudari.

– U caktua komisioni për EERADO (Organizata Regjionale e Evropës për Anti-Doping), i cili do të përbëhet nga Agron Kuka dhe Avni Nuha.

– U dhanë informata për pjesëmarrjen e anëtarëve të Bordit në Kuvendet e Punës të federatave të skitarisë, tenisit dhe bejsbollit e softbollit./IndeksOnline/