13:53 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, do të firmosen 4 marrëveshje

Dy qeveritë, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të mblidhen në Korçë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje.

Sipas axhendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16.00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Falmurit, dhe në orën 17.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Rreth orës 17.30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për tu përmbyllur më pas me një darkë zyrtare.
Ndërsa më 28 nëntor në orën 12.30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut ku sërish do të mbajën fjalën e rastit të dy kryeministrat.