16:03 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / k.v

Mbledhja e Vetëvendosjes vazhdon deri në orët e vona (Foto)

(I plotësuar) – Mbledhja e Vetëvendosjes ka nisur nga ora 14 pasdite, por nuk ka përfunduar akoma.

Indeksonline mëson se kjo mbledhje pritet të zgjasë deri në orët e vona.

Kujtojmë se sot nga Kryesia e kësaj partie ka dhënë dorëheqje deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

Kjo e fundit u bë personazhi kryesor për disa ditë rresht, për shkak të disa bisedave që u publikuan në media, e që ishin diskutime të deputetëve të VV-së.

Aty Dërguti iu kishte drejtuar Albin Kurtit me fjalën “m**”. Kjo gjë kishte shkaktuar diversitet mendimesh në mes të anëtarëve të Vetëvendosjes, ku disa prej tyre i dolën në krahë Dërgutit, e disa të tjerë e kritikuan ashpër./Indeksonline/

Vazhdon mbledhja e Kryesisë së VV-së (Foto)

Në Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë po vazhdon që dy orë mbledhja e jashtëzakonshme.

Tani në ballkonin e selisë së kësaj partie kanë dalë disa prej anëtarëve të kryesisë për të ndezur cigare, transmeton Indeksonline.

Nuk ka ende informacione se në çfarë frymë është duke u mbajtur mbledhja as edhe për ndonjë vendim përkitazi rreth zhvillimeve të fundit./Indeksonline/