19:20 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbledhje e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për ajrin e ndotur në Prishtinë

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Sokol Havolli ka bërë të ditur se që nga nesër do të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve të të gjithë asambleistëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit.

Havolli ka shtuar se kjo temë ishte aktuale edhe gjatë vitit të kaluar por që sipas tij Qeveria atëherë kishte ndërmarrë disa masa, transmeton Indeksonline.

Madje sipas tij asnjë hulumtim shkencor nuk ka se kush janë shkaktarët e ndotjes.

Ky është postimi i plotë:

NDOTJA E AJRIT NË PRISHTINË!

Nga nesër do të filloj të kërkojë nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtzakonshme lidhur me nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet.

Kjo temë ishte aktuale edhe vitin e kaluar. U nisën disa masa nga Qeveria, por se ku kanë mbetur më nuk ka informata.

Në anën tjetër, asnjë hulumtim shkencor nuk ka se kush janë shkaktarët e ndotjes.

Diskutohet se është KEK-u, por KEK-u nuk prekë çdo lagje të Prishtinës.

Diskutohet se janë automjetet, por asnjë hulumtim specifik nuk ka.

Diskutohet edhe për përdorimin e qymyrit nga ekonomitë familjare (mjaft e bazuar sepse edhe lagjet që gravitojnë tek parku i taukbashqes janë po aq të ndotura). E shumë shkaktarë të tjerë.

Në këtë seancë do të parashtrojmë problemin që tashmë eshtë sikur elefanti në dhomë, dhe do të shprehim me të gjithë asambleistët e nënshkruar gatishmërinë që përmes vendimarrjes së Kuvendit Komunal të merrem hapa të nevojshëm për periudhën afatshkurtë, por edhe të obligohet ekzekutivi që në periudhë afatgjatë të adresoj problemin e ajrit të ndotur.

Një listë me disa hapa preliminar për adresim të emergjent do ta paraqes në seancë.