11:17 / E Premte, 10 Qershor 2022 / k.v

Mbledhje e përbashkët e të dy qeverive, Kosovë-Gjermani

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri Albin Kurti pas takimit që zhvilluan së bashku kanë ftuar edhe anëtarët e kabineteve të dy qeverive për një takim tjetër në sallën ku mbahen mbledhjet e zakonshme të qeverisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Aty anëtarët e kabineteve të dyja qeverive po flasin për tema të ndryshme në interes të dyja vendeve.

Pas kësaj mbledhje, Scholz dhe Kurti do të dalin në një konferencë të përbashkët për media për të treguar qëllimin e kësaj vizite./IndeksOnline/