07:35 / E Martë, 21 Mars 2023 / AR

Mblidhen disa komisione parlamentare

Sot do të mbahen mbledhjet e disa e komisioneve parlamentare.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit 08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, raporton RTKlive.

Ndryshe me këtë ligj afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për certifikatë legalizimi dhe për leje legalizimi për përfundim të ndërtimit është 31 dhjetor 2025.

Po ashtu sot Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot do të bëj shqyrtimin e Raportit me rekomandime lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, miratimi i Planit të Përformancës së ZRRE-së për vitin 2023, formimi i grupit të punës për shqyrtimin e Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP dhe shqyrtimi i kërkesës së ndërmarrjes “Kosova Thëngjill Sh.A”;

Edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëj shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës “Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (2015-2021)’. Të ftuar: Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it z.Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv z.Evatar Zeqiri, mmbikëqyrja e zbatimit të Ligjit 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, shqyrtimi i propozim rekomandimeve për raportin e auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët” për vitin 2021’’, shqyrtimi i propozim rekomandimeve për raportin e auditimit të performancës të “Teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave” dhe shqyrtimi i përfundimit të Kryesisë së Kuvendit për rregullësinë e procedimit për shqyrtim dhe miratim të rekomandimeve për KRM Pastrimi sh.a, për vitin 2021.