12:24 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Mblidhen qytetarët te Ura e Ibrit, pavarësisht thirrjeve të institucioneve për mospjesëmarrje

Dhjetëra qytetarë janë përgjigjur në thirrjen për protestë tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pavarësisht thirrjeve të institucioneve të Kosovës për të mos e bërë këtë.

Thirrja është bërë përmes rrjeteve sociale dhe Policia e Kosovës ka deklaruar se e njëjta po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës.