09:44 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Thirrjet e dyshimta për protestë në jug, reagon Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njofton se thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Kosovës.

Sveçla shton se përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme.

“Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale.

Mbështetja e madhe qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë dhe institucioneve tona, të drejta dhe legjitime, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit. 

I ftoj të gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”, shkruan ministri./Indeksonline/