07:53 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / MSH

Mblidhen tri komisione parlamentare

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sot për tri mbledhje të komisioneve parlamentare.

Në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Komisioni do të takohet me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Mbledhja do të mbahet në Kuvend, raporton Indeksonline.

Në anën tjetër, në po të njëjtin orar mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ky komision do të mbajë dëgjim mbikëqyrës për zbatimin e Ligjit për tregti me jashtë.

Ndërkaq, në ora 13:00, do të mbajë mbledhje Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Në takimin e këtij komisioni do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës./Indeksonline/