13:27 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mblidhet bordi i Realit, vendoset për të ardhmen e trajnerit

E ardhmja e Julen Lopetegui si trajner i Real Madrid si duket varet shumë nga ndeshjet e ardhshme.

Të hënën pasdite do të ketë një samit për të vendosur mbi vazhdimin ose jo të trajnerit Bask të Los Blancos i cili aktualisht është i katërti në tabelë, shkruan indeksonline.

Skuadra Mbretërore nuk kishte pasur një start kaq të keq në La Liga që nga sezoni 2012-13 me Jose Mourinhon si trajner duke regjistruar gjithsej katër fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Dhe tani duket se rezultatet e dobëta të klubit e kanë detyruar bordin e drejtorëve të gjigandit spanjoll që të vendosin mbi të ardhmen e trajnerit aktual. /IndeksOnline/