09:26 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Real Madridin e pret “ferri”, pesë ndeshje për dy javë

Pas pushimit me Kombëtaret, Real Madridit i kthehen futbollistët më të mirë që ishin të aktivizuar për vendet e tyre.

Lupeteguin tashmë e pret një sfidë e vërtetë dhe duhet t’i mbush bateritë mirë, shkruan indeksonline.

Real Madrid do të luaj pesë ndeshje në vetëm 14 ditë.

Të shtunën “Mbretërit” do të luajnë si mysafir te Atletic Bilbao, me 19.09 presin Romën në ndeshjen e Champions League, me 22.09 takohen me Espanjollin në La Liga. Tri ditë më vonë udhëtojnë për tu ndeshur me Sevillën ndërsa me 29.09 presin Atletico Madridin.

Pesë ndeshje shumë të vështira për Kampionët në fuqi të Evropës. /IndeksOnline/