15:15 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Mblidhen dy grupet e VV-së, pas pak nis mbledhja (Foto)

Selia e Lëvizjes Vetëvendosje është mbushur me anëtar të saj.

Grupi Parlamentar i VV-së dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të kësaj partie do të përballen sot për herë të parë me vete pas përplasjeve të fundit.

Pra ashtu siç raportoi pak qaste më parë Indeksonline, në këtë mbledhje po marrin pjesë të gjithë anëtarët e të dy grupeve.

Tashmë në seli ka arritur kandidati i vetëm për të parin e kësaj lëvizje, Albin Kurti, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe shumë deputetë të cilët tashmë janë larguar nga pozitat që mbanin në Vetëvendosje./Indeksonline/