09:24 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mblidhet edhe Vetëvendosja!

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, e cila do të mbahet pak orë pas takimit ndërmjet Kurtit dhe Isa Mustafes.

Edhe LDK-ja ka thirrur mbledhje të Kryesisë për në orën 11:00.

Vlen të theksohet se dy liderët e LVV-së dhe LDK-së pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.