11:25 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në ballë Glauk Konjufca

Ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit nën udhëheqjen e Glauk Konjufcës.

Nënkryetarët janë takuar në Kuvend pas kërkesës së kryetarit Konjufca.

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP.

Si dhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Pas mbledhjes, nënkryetarët dhe kreu i Kuvendit pritet të deklarohen para mediave./IndeksOnline/