09:09 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mblidhet kryesia e Kuvendit, në rend dite kërkesa për seancë të jashtëzakonshme

Pak më parë është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja është lajmëruar për në ora 11:00, ku pika e parë e rëndit të ditës është kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, transmeton Indeksonline.

 

  R e n d i  i  d i t ë s

 

 

  1. Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikat e rendit të ditës:

 

 

  1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

 

  1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,

 

  1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.