07:17 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Mblidhet Qeveria, a do diskutohet për Specialen?

Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Sic bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Qeveria, kjo mbledhje pritet të mbahet në orën 16:00, shkruan Indeksonline.

Më tej, ata nuk kanë njoftuar se për çfarë do mbahet kjo mbledhje dhe nuk dihet nëse do të diskutohet për shfuqizimin e Speciales.

Ndryshe, para Vitit të Ri, është thirrur mbledhja e Qeverisë për t’u diskutuar rasti i Gjykatës Speciale, mirëpo ajo ishte anuluar. /Indeksonline/