10:48 / E Diele, 30 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Mblidhet shuma e nevojshme për trajtimin e aktorit të njohur shqiptar

Aktori i njohur shqiptar Genci Fuga, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka pësuar sulm në tru.

Gruaja e tij Enerjeta Jani-Fuga, pati bërë thirrje për ndihmë në mënyrë që sigurohet shuma e nevojshme e parave për operacion.

Ajo tani ka njoftuar se është mbledhur shuma e nevojshme, teksa falënderoi të gjithë ata që kontribuan.

“Shuma u sigurua. Falënderoj çdo njërin nga ju për mbeshtetjen. Faleminderit nga zemra përsëri”, tha ajo.