15:28 / E Enjte, 20 Janar 2022 / B O

Mbrëmë ishte një natë historike në NBA

Liga më e fort e basketbollit në botë, NBA kishte mbrëmë natën më pjellore të saj.

Sipas të dhënave të Byrosë Sportive Elias, ishin 26 lojtarë që arritën në 25 pikë, 15 që arritën në 30 dhe tetë që shënuan një double-double me të paktën 30 pikë.

Të dhënat flasin për natën më efikase për basketbollistët në nivel individual.

Joel Embiid ishte njeri i mbrëmjes ngase ka shënuar plot 50 pikë në 27 minuta lojë.

Një paraqitje brilante pati edhe Luka Doncic , i cili arriti në 41 pikë, 14 kërcime dhe shtatë asistime./Indeksonline/