Mbresa: Xhuli është një lojtare e fortë, ia mbaj krahun sepse ashtu e ndjej

Banorët e shtëpisë së madhe të Big Brother VIP Kosova, kësaj radhe i kanë formuluar vet pyetjet për konkurrentët e tyre të nominuar të javës, e të cilave këta të fundit po vazhdojnë t’iu përgjigjen në darkën e shtruat enkas për ta.
Kush është banori apo banorja qe ia mban krahun sepse të leverdisë?, ishte një nga pyetjet drejtuar Mbresës.
Mbresa pa hezituar u përgjigj duke thënë se Xhuli është banorja që ajo ia mban krahun.
“Po besoj që Xhuli, për arsye sepse është e vetmja që mundet me bisedu edhe nuk keqkuptohem. Është lojtare e fortë dhe ia mbaj krahun sepse e ndjej të nevojshme që ndonjëherë duhet me ia mbajte”, ka thënë Mbresa pos tjerash.