08:30 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Mbretëresha e popit po vjen me një befasi të madhe për fansat

Beyonce do të rikthehet me një album të ri të titulluar “Renaissance”.

Ikona e popit do të publikojë vazhdimin e albumit “Lemonade” të njohur që nga viti 2016. Në vitin 2018 ajo u bashkua me bashkëshortin Jay-Z në albumin “Everything Is Love”, transmeton Indeksonline.

Së fundmi, Beyonce ka fshirë fotot e profilit në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale, duke u përgatitur të hyjë në epokën e muzikës solo.

Sot (16 qershor) është konfirmuar se “RILINDJA” do të publikohet me 29 korrik, e premte dhe ka gjithsej 16 këngë.

Lajmin e ka publikuar ylli në faqet e saj në Twitter, Instagram dhe Facebook./Indeksonline/