14:14 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbretëresha Elizabeta feston ditëlindjen e 93-të

Mbretëresha Elizabeta sot feston ditëlindjen e 93-të e cila përkon edhe me të dielën e festës së Pashkëve.

Ditëlindja e mbretëreshës është një festë e madhe në Mbretërinë e Bashkuar, në oborrin e brendshëm të Pallatit Buckingham, Banda e Rojeve Irlandeze do intepretojë këngën e ditëlindjes në nder të mbretëreshës.

Elizabeta feston dy ditëlindjen, data e 21 prilli është ditëlindja e parë, ajo gjithashtu ka ditë tjetër zyrtare, në të shtunën e dytë të qershorit të çdo viti, e cila përkujtohet me paradën e Trooping the Colour.

Princesha Elizabeth Alexandra Mary është fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së York të asaj kohe, Mbretëresha Elizabeth The Queen Mother dhe George VI. Elisabeta erdhi në jetë shtëpinë e gjyshërve të saj nga ana e nënës, Konti dhe Kontesha e Strathmore.

Fillimisht nuk pritej kurrë që ajo të bëhej mbretëreshë kur lindi, por abdikimi i xhaxhait të saj Edward VIII në vitin 1936, vendosi atin e Elisabeta II, George VI në fron dhe ndryshoi fatin e saj.

Elizabeta II, e cila është monarke prej më shumë se 67 vitesh, është Shefe e Shtetit, e Forcave të Armatosura dhe Commonwealth-it dhe është martuar me Dukën e Edinburgut për më shumë se 71 vjet, ajo është monarkia më e gjatë në Britani, duke kaluar rekordin e gjyshes së saj, Mbretëreshës Victoria.

Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë uruar Mbretëreshën për ditëlindje, ”urime ditëlindjen madhështia juaj, zonjë, gjyshe. Ju urojmë një ditë të mrekullueshme! Harry dhe Meghan”, thuhej në urimin e tyre./Indeksonline/