18:06 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Mbretëresha Elizabeth anulon udhëtimin në Irlandën Veriore

Mbretëresha Elizabeth ll ka ‘dëgjuar’ mjekët për të pushuar disa ditë.

Asaj i është dashur të anuloj vizitën në Irlandën e Veriut, tha Buckingham Palace në një deklaratë, transmeton Indeksonline.

95-vjeçarja është mirë por e zhgënjyer për anulimin e udhëtimit.

Ajo duhet të pushoj në Kështjellën Windsdor, në të cilën ka qëndruar që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Ky vendim erdhi pasi në vizitën e fundit Mbretëresha kishte përdorur shkop për daljen e saj në publik./Indeksonline/

FOTO/ Mbretëresha Elizabeth shfaqet për herë të parë në publik me bastun -