Mbretëresha Elizabeth i lë detyrën e saj Meghanit-it
Në shumë pak kohë nuse në shtëpinë mbretërore, Meghan Markle ka fituar zemrën e mbretëreshës Elizabeth. Nuk bëhet fjalë se këto të dyja bëjnë udhëtime së bashku, por këtë herë i referohemi një detyre që mbretëresha ia ka besuar nuses së nipit të saj Harry-it, transmeton Indeksonline.
Bëhet fjalë për programin Queen Young Leaders.
Queen Young Leaders është program i përvitshëm ku konkurrojnë të rinj për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre. Meghan së bashku me burrin e saj, Harry do t`i përzgjedhin talentët e rinj dhe do ta bëjnë vlerësimin e tyre në faza të mëtejme të këtij programi.
Kështu, Meghan do ta marrë rolin e mbretëreshës, dhe a ka mënyrë më të mirë për ta kuptuar se ajo dhe Princ Harry janë të preferuarit e Elizabeth./Indeksonline/