19:00 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / AR

Mbretëresha Elizabeth II feston 70 vjetorin e ngjitjes në fron

Yjet botëror do të mbajnë një koncert të madh në Pallatin Buckingh për nder të mbretëreshës Elizabeth e cila do ta festojë 70 vjetorin e ngjitjes në fron vitin e ardhshem.

Planet për festën janë gati në përfundim, transmeton Indeksonline.

Koncerti do të transmetohet në BBC të shtunën me 4 qershor 2022.

Përveç Mbretëreshës Elizabeth, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore Britanike janë gjithashtu të pranishëm në të gjitha ngjarjet.

Në vitin e ardhshëm, vizitat e tyre do të dominohen nga jubileu i Mbretëreshës./Indeksonline/