19:03 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / AR

Mbretëresha Elizabeth nis pushimet në Skoci

Mbretëresha Elizabeth është zhvendosur për disa ditë pushimi në Skoci.

Edhe kësaj radhe vendosi të shkoj në Kështjellën Balmoral, transmeton Indeksonline.

Disa media britanike po ndajnë fotot e pritjes që ju bë asaj sot.

Elizabeth veshi një pallto rozë të ndritshme dhe një kapelë. Kjo ceremoni ishte anuluar për dy vitet e fundit për shkak të masave të koroavirusit.

Ky është pushimi i parë i Mbretëreshës pas vdekjes së burrit të saj.

Mbretëresha pritet të qëndrojë në Skoci deri në fillim të tetorit. Fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj do ta shoqërojnë rregullisht./Indeksonline/