17:17 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Mbretëresha fshin lotët, e ulur e vetme në funeralin e Princ Philip në katedrale!

Mbretëresha e Britanisë fshinte sot lotët e detyruar të mbajë zi e vetme në funeralin e bashkëshortit të saj Duka i Edinburg, në katadralen e St George, në kështjellën Windsor.

Mbretëresha dukej e tronditur nga dhimbja dhe mbante kokën ulur teksa shoqëronte arkivolin Philip në rrugëtimin e tij të fundit, teksa djali i madh Princ Charles shihej dhe ai në lot prapa arkivolit.

Arkivoli i Dukës së Edinburg mbante mbi të shpatën e tij, kapelën e shërbimit detar si dhe një kurorë lulesh, teksa shoqëruesit e ulën atë në një makinën funerale Land Rover për t’u shoqëruar nga personeli i armatosur.

Mbretëresha iu bashkua atyre në tingujt e himnit kombëtar britanik, teksa ndaloi për një moment refletimi para të shtënave të topave dhe tringëllimës së këmbanave kishtare.

Pas saj vinte procesioni i udhëhequr nga fëmijët e Philip, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andrew e Princi Edward. Nipërit e tij, përfshi Princ William e Princ Harry, vinin më pas, por mes vellezerve me kontradikta, qendronte kusheriri i tyre Peter Phillips.

Mbretëresha vendosi dje që asnjë nga mbretërorët në funeral të mos mbajë uniformë ushtarake, pas kërkesës së Princ Andrew, i cili është përfshirë së fundmi në skandalin seksual të pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.

Por ata u lejuan të mbajnë medaljet e tyre ushtarake.