17:09 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / MSH

Mbreti Charles del për herë të parë në publik, pas diagnostikimit me kancer

Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer.

Kështu ka konfirmuar pallati i Buckingham. Deri më tani dihet se nuk është kancer në prostatë, sipas analizave të kryera.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas deklaratës së pallatit, mbreti nisi trajtimin e rregullt të hënën.

Ai është parë sot për herë të parë, prej kur u bë i ditur lajmi.

Mbreti ka dalur me makinën e tij, teksa po shoqërohej nga bashkëshortja, Camilla, raporton BBC.

Me të marrë lajmin për të, edhe djali i tij, Princi Harry, ka fluturuar drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më herët gjatë ditës i është bashkuar familjes.