15:46 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbreti Zidane po kthehet për ta ngritur përsëri në këmbë mbretërinë

Trajneri Zinedine Zidane do ta zëvendësoj Santiago Solarin te Real Madridi, sipas raportimeve të fundit në Spanjë.

Në orën 18:00 do të mbahet një konferencë për shtyp në Santiago Bernabeu për të zyrtarizuar pasardhësin e trajnerit argjentinas.

Real Madridi ka dështuar sivjet në të gjitha garat duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.

Ndërsa në La Liga sipas të gjitha gjasave titulli do të jetë i Barcelonës.

Zidane ishte larguar nga posti i trajnerit te Real Madridi në verën e kaluar, pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit. /Indeksonline/