15:05 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbrojtësi i “dështuar” i Manchesterit, transferohet në Argjentinë

Mbrojtësi i Manchester United-it, Marcos Rojo, është huazuar te skuadra argjentinase, Estudiantes.

29-vjeçari nuk arriti të fitonte besimin e Ole Gunnar Solskjaerit, në një përpjekje për të marrë ftesë për Copa America këtë verë.

Drejtuesit e United-it janë bindur se Rojo duhet të largohet nga skuadra për të mirën e tij dhe të klubit, shkruan Indeksonline.

Atij iu dha pushim në dhjetor, duke kaluar pushimet në Argjentinë me familjen e tij, për të marrë në konsideratë të ardhmen e tij.

Rojo së fundmi ishte përballur shumë me lëndime.

Mbrojtësi argjentinas i kishte kushtuar 169 milionë funte, kur Manchesteri vendosi ta transferonte nga Sportingu. /IndeksOnline/