07:28 / E Hënë, 17 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Mbrojtësi i Ferizajt e kalon me sukses operimin në hundë

Mbrojtësi i Ferizajt, Ergon Hyseni, e ka kaluar me sukses operimin në hundë.

Ai e kishte pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Prishtinës, pas një dueli me futbollistin Endrit Krasniqi.

Hyseni u detyrua që të largohet në pjesën e parë të ndeshjes, pas lëndimit që doli të jetë thyerje e hundës.

“Ai është një shtyllë dhe luftëtar i vërtetë. Karriera e tij na dëshmon se kjo do mbetet vetëm një e kaluar”, thuhet në njoftimin e klubIt ferizajas.