11:49 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Mbrojtësi i Man. Unitedit, që ia bëri dje bajat futbollin Mbappes, është në Librin e Ginisit për një rekord!

Axel Tuanzebe kishte një paraqitje të shkëlqyeshme në Parc des Princes mbrëmë ndaj PSG-së.

Mbrojtësi jo aq i njohur e ka ndalur plotësisht Mbappen, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.

22-vjeçari nuk kishte luajtur asnjë minutë me Djajtë e Kuq që nga dhjetori 2019 kur luajti 65 minuta në Carabao Cup kundër Cochesterit, shkruan Indeksonline.

Tuanzebe dy vjet më parë ishte bërë i njohur për një rekord të pazakontë.

Gjersa ishte me Man. Utd.-në në një turne në SHBA, Tuanzebe kishte mbledhur Komisionin e rekordeve të Ginisit, duke arritur që të harxhonte një pako më karamele “Hungry Hippos” për vetëm 17.36 sekonda.

Guinessi ia kishte konfirmuar rekordin, duke i dhënë çmimin në kampin e hotelit të Manchester Unitedit./Indeksonline/