16:55 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020

Mbrojtësi i Milanit del pozitiv me Covid-19

Mbrojtësi i Milanit, Leo Duarte, ka dalë pozitiv në koronavirus.

Është skuadra Rossonere që ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1996, tani është vendosur në izolim, sipas rekomandimeve të institucioneve.

“Leo Duarte ka dalë pozitiv në koronavirus pasi iu nënshtrua testeve ditën e djeshme, dhe është vendosur në izolim”, thuhet në njoftim.

“Anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi janë testuar negativisht”.