15:31 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mbrojtësi rus: Salahut ia bëj si Ramosi, Suarezin e kafshoj

Rusia, Egjipti, Uruguaji dhe Arabia Saudite bëjnë pjesë në Grupin A të Kupës së Botës.

Turneu fillon me ndeshjën e parë ku ndeshen Rusia ndaj Arabisë Saudite.

Shumica e tifozëve po parashikojnë që Uruguai të fitojë grupin.

Arabia Saudite konsiderohet ekipi më i dobët në grup. Pra, kjo do të thotë se vendi i dytë mund të jetë një përballje midis Rusisë dhe Egjiptit.

Mbrojtësi i Rusisë, Ilya Kutepov, ka thënë për median lokale Sovsports se ai është gati të bëj gjëra të errëta për të ndihmuar kombin e tij.

Kutepov është qëndërmbrojtës 24-vjec që luan për Spartak Moskën.

A ju shqetëson loja e Salahut? Jo.
Si mund ta ndalni atë? Ashtu sic bëri Sergio Ramos përshembull. Ai na tregoi një mënyrë. Unë shpresoj që ai të luajë kundër nesh sepse është një kampion dhe e rrit nivelin e futbollit.

Katër vjet më parë në Brazil, Luis Suarez tronditi të gjithë kur kafshoi Chiellinin e Italisë.

Keni frikë nga Suarez? Natyrisht që jo. Nëse ka nevojë, unë do ta kafshoj atë. /IndeksOnline/