17:00 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Atleticos si legjenda Edgar Davies, kjo është arsyeja pse mban syza gjatë ndeshjes (Foto)

Skuadra e Atletico Madrid ka zhvilluar një miqësore para-sezonale sot kundër Arsenalit.

Gjatë takimit ra në sy paraqitja e mirë e mbrojtësit, Francisco Montero, si dhe syzat e tij, të cilat ngjajnë me ato të legjendës së Juventusit, Edgar Davies, shkruan IndeksOnline.

Tifozët menjëherë kanë reaguar duke pyetur për qëllimin e vërtetë, “pse mban syza mbrojtësi 19-vjeçar”?

Kjo nuk është punë bukurie, futbollisti vuan nga pamja e largët, pra syzat i shërbejnë për distanca të gjata.

Ndeshjen miqësore, Atletico – Arsenal, e fitoi klubi spanjoll pas penalltive./IndeksOnline/