22:53 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbrojtja e Milanit si “shoshë”, vetëm tri skuadra më keq

Milani ka fituar  kundër Genoas me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur e cila nuk ishte zhvilluar në fillim të kampionatit për shkak të shembjes së urës në qytetin e Genoas ku kishin mbetur të vrarë disa persona.

Skuadra e Gattusos fitoi tri pikë që e renditin atë në pozitën e katërt në tabelë, por gjendja e mbrojtjes kuq e zi lë shumë për të dëshiruar, shkruan indeksonline.

Milani ka 16 ndeshje radhazi që pranon së paku një gol.

Ata këtë sezon janë vetëm skuadra e katërt në Evropë që kanë pësuar gol në çdo ndeshje.

Vetëm Huesca, Fulham dhe Huddersfield janë të bashkëngjitura me rekordin negativ të Genaro Gattusos. /IndeksOnline/