20:35 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / Ç.Q

“Mbylle gojën”, “Këlysh”, “Mall kinez”/ Debat i ashpër mes Argjendit dhe Julit në “Për’Puthen”

Një debat i ashpër është zhvilluar sonte mes dy kandidatëve në “Për’Puthen”, mes Argjendit dhe Julit.

Argjendi ishte i nervozuar me Julin pasi ky i fundit kishte bërë mimika me ironi kur Argjendi kishte folur, transmeton Indeksonline.

Për shkak të kësaj, Argjendi dhe Juli u lëshuan në debat të ashpër e me gjuhë fyese.

Argjendi e quante Julin “këlysh” dhe i kërkoi që ta mbyllte gojën dhe të tregonte respekt.

Në anën tjetër, Juli e quajti Argjendin “mall kinez”./Indeksonline/