20:57 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Mbyllen 12 takimet e tërminit të parë në Evropa Ligë, rezultatet janë befasuese

Tashmë kanë përfunduar 12 takimet e orës 18:55, që u zhvillua në kaudër të rundit të gjashtë në Evropa Ligë.

Skuadra e Tottenhamit, barazoi në 3:3 me LASK në një duel që kishte mjaft befasi, pasi skuadra e Mourinhos ishte duke fituar, por Karamoko në minutat shtesë realizoi për LASK, shkruan IndeksOnline


Ndeshje interesante dhe me plotë emocion u zhvillua edhe ndërmjet Milanit e Celiticit, ku përfundoi me rezultatin final në 4:2, edhe pse kampioni skocez ishte në epërsi në fillim të ndeshjes, madje epërsi prej dy golave, por Milani i madh u rithye, ku me golat e Calhanoglut, Castillejos, Hauge dhe Diaz e rikthyen rezultatin në favor të tyre.

Më poshtë ju mund të gjeni rezultatet e 12 skuadrave që filluan nga ora 18:55.