21:31 / E Premte, 07 Dhjetor 2018

Mbyllen 26 lokale të lojërave të fatit në Drenas

Në Drenas, për mungesë licence dhe në afërsi të shkollave, Inspektorati mbyll 26 lokale të lojërave të fatit 

Me kërkesën e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, të premten mbrëma, janë bërë inspektime dhe pas verifikimit, janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në një aksion, të udhëhequr nga Inspektorët e Komunës, të ATK-së dhe me asistim të Policisë së Drenasit, mbrëmjen e të premtes janë mbyllur 26 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit.

Aksioni është zhvilluar në Drenas dhe Komoran, Tërstenik, Arllat, dhe në fshatra të tjera, pas verifikimit, mungonin licencat e punës por edhe zhvillohej në vendet ku ndalohet me Ligj, i cili përcakton ndalimin e ushtrimit të aktiviteteve të lojërave të fatit në afërsi të shkollave. 

Mungesa e licencave dhe distanca me shkollën, ishte shkaku i ndalesës sepse nuk lejohet zhvillimi i kësaj veprimtarie pa licencë dhe kur nuk është në përputhje me distancën e duhur, largësinë me institucionet arsimore.

Mos i humb