12:45 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / OSH

Mbyllen 6 argjendari në Mitrovicë – s’respektuan orarin e punës

Si pasojë e mosrespektimit të orarit të punës, inspektoret komunal ka mbyllur përkohësisht gjashtë biznese afariste në Mitrovicë.

Drejtoria e Inspekcionit ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste, kryesisht në argjendarit e qytetit të Mitrovicës.

“Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës sipas Rregullores Komunale Nr. 03/2014, me ç’ rast janë mbyllur përkohësisht gjashtë argjendari, si pasoj e mosrespektimit të orarit të punës”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast inspektorët komunal kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe përkohësisht  kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve./IndeksOnline/