21:32 / E Shtunë, 01 Gusht 2020

Mbyllen disa lokale te “Kafet e Vogla”, s’i respektuan masat

Në mbëmjen e së premtës në kryeqytet janë mbyllur një numër i konsiderueshëm i lokaleve për shkak të mos respektimit të masave të vëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.

E rreth orës 21:00, tek “Kafet e Vogla”,  Policia e Kosovës ia ka zënë derën disa lokaleve duke i larguar klientët e tyre nga aty për shkak të mos mbajtjes së distancës dhe bartjes së maskave.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se konform legjislacionit, do të filloj me ashpërsimin e zbatimit të masave.

“Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, tha ai./IndeksOnline/

Mos i humb