17:31 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbyllën dy fabrika të prodhimit të mishit

Prokuroria Themelore në Prizren është duke vazhduar me veprimet e saja me qëllim të kontrollimit të cilësisë së mishit i cili është duke u shitur në tregun e Kosovës.

Zyra Regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sa i përket kontrollimit të cilësisë së mishit, ka zhvilluar inspektimin e jashtëzakonshëm më 24 mars 2018, në regjionin e Prizrenit.

Inspektimi është bërë në fabrikat e përpunimit të mishit (FPM) dhe depot e komunave Prizren, Dragash dhe Suharekë.

Deri më tani janë inspektuar gjithsej 12 subjekte, 10 fabrika të prodhimit të mishit dhe 2 depo ftohëse.

Për shkak të kushteve tekniko – sanitare dhe higjieno – sanitare janë mbyllur 2 ( dy ) fabrika të prodhimit të mishit në Komunën e Dragashit.

Në 3 subjekte është hasur në produkte me afat të skaduar, të cilat nga ana e palës janë largur nga përdorimi dhe si të tilla nuk kanë qenë për përdorim, dhe atë:

– Produkt mishi për përpunim – 753 kg;

– Mish i ndarë mekanikisht (MDM) pule – 700 kg;

– Kofshë pule – 75 kg;

Të gjitha këto raste do të trajtohen konform dispozitave ligjore në fuqi.

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim dhe koordinim me Zyrën Regjionale të AUV-it në Prizren, do të vazhdojnë me veprimet tjera sa i përket kontrollimit të cilësisë së mishit, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit të tyre.

Temat: