10:43 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fabrika e re Mercedes-Benz duket sikur një film Sci-Fi

Një fabrikë e re makinash nuk është ndoshta tema më e rëndësishme për tu folur, por kur Mercedes-Benz premton se do të ketë “sallat më moderne të prodhimit të automobilave në botë”, sigurisht që kjo merr vëmendjen tonë.

E paralajmëruar muaj më parë, Fabrika 56 duket fantastike në një klip virtual gjashtë minutëshe që tregon të gjithë magjinë që do të zhvillohet në fabrikën më të mirë në Sindelfingen të Gjermanisë.

Fabrika ka 220,000 metra katrorë dhe do të jetë shtëpia e modeleve të ardhshme S-Class, modelet totalisht elektrike EQ dhe eventualisht makinat vet-vozitëse.

Se si do të jetë prodhimi i avancuar në Fabrikën 56, ndiqni videon më poshtë. /IndeksOnline/