22:02 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbyllen pjesët e para: Barcelona e “frikshme” për Napolin e Bayerni luan mirë ndaj Chelseas

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para të takimeve të fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve.


Barcelona po e “shkatërron” Napolin në Camp Nou, ku vetëm në pjesën e  parë janë shënuar katër gola në këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline

Linglet shënoi i pari, pas tij Messi dhe Suarez për vendasit, ndërsa Napoli shënojë vetëm njëherë përmes, Insgne.

Ndërkaq, në takimi tjetër ndërmjet Bayernit e Chelseas u shënuan 3 gola, me Bayerni që tashmë po vazhdon drejtë fazës tjetër të garave.

Lewandowski dhe Perisic shënuan për “bavarezët”, e për golin e Chelseas u përkujdes sulmuesi Abraham.